Telenews

Basketboll / Qipro U18 e fiton Kampionatin Evropian – Divizioni B i organizuar në Prishtinë

Kombëtarja e Qipros U18 te meshkujt e ka fituar Kampionatin Evropian për Divizionin C në basketboll.

Në finalen e madhe e cila ishte tepër dramatike, Qipro fitoi ndaj Azerbejgjanit me treshe në 3 sekondat e fundit për rezultatin final 78-75 dhe kështu u stolis me medaljen e artë të Kampionatit.

Të dyja skuadrat që luajtën në finale, në vitin tjetër do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian në Divizionin B.

Pjesë e këtij Evropiani ishte edhe Kosova që e mbylli si e katërta, duke mos arritur synimin që ishte fitimi i turneut dhe kalimi në Divizionin B.

Ky turne prestigjioz i basketbollit për gjeneratat e reja, u mbajt në sallën 1 Tetori në Prishtinë dhe u organizua nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

 

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj