Telenews

Basketboll/Rahoveci fantastik në ”Mizahir Isma”, mposht Prizrenin 16

Rahoveci e ka mposhtur Prizrenin 16 në duelin e fundit të xhiros 22 në ArtMotion Superligën e Kosovës.
‘Vreshtarët’ triumfuan në shtëpinë e tyre dhe në një atmosferë impozante nga publiku i shkëlqyer rahovecas ndaj Prizrenit 16 me shifrat finale 95-85.
Rrjedha e ndeshjes ishte shumë interesante me Rahovecin që e filloi më mirë 32-25, derisa në të dytin Prizreni 16 u rikthye në lojë duke fituar çerekun e dytë 16-21 dhe pjesa e parë u mbyll 48-46 në favorin e vendasve.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë, ku Prizreni 16 e fitoi minimalisht çerekun e tretë 19-20, por në periudhën e fundit dhe vendimtare Rahoveci u tregua më i vëmendshëm duke fituar atë 28-19, duke vulosur fitoren e madhe.
Gjashtë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Rahoveci sonte, Ivan Koljeviq (24), Fisnik Rugova (19), Makol Mawien (15), Musab Mala (13) e TJ Dunans (12).
Te Prizreni 16 nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Arti Hajdari me 26 pikë, Darrell Davis me 22, Xavier Cannefax me 18 e Tyrell Williams me 14 sosh.
Pas xhiros 22, Rahoveci mbetet në pozitën 7 por tash me 29 pikë, 8 fitore e 13 humbje, derisa Prizreni 16 renditet i 4-ti me 34 pikë, 13 fitore e 8 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Rahoveci i shkon Dritës e Prizreni 16 e pret Trepçën.
 

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu