Telenews

BASKETBOLL / SONTE NDESHJET KTHYESE ÇEREKFINALE TË LIGËS UNIKE

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të Ligës Unike në konkurencën e meshkujve.
Në takimin e parë, Teuta mundi Tirana Neptun 96:81 dhe me 15 pikë epërsi hyn para sfidës së dytë çerekfinale. Tiranasit në anën tjetër do të tentojnë të bëjnë mrekullinë dhe të rikthejnë rezultatin, edhe pse do ta kenë shumë të vështirë të depërtojnë në gjysmëfinale.
Takimi tjetër është ndërmjet Prizrenit 16 dhe Rahovecit. Prizrenasit fituan në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 93:98 dhe hyn me pesë pikë epërsi para duelit të dytë. Vreshtarët do të tentojnë të fitojnë me më shumë pesë pikë dallim, ndërkohë, prizrenasit synojnë të ruajnë epërsinë e krijuar dhe të kualifikohen në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale kualifikohen skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet.
Golden Eagle Ylli dhe Peja janë kualifikuar në gjysmëfinale, nga vendi i parë, përkatësisht i dytë.
Çerekfinalet e dyta
E mërkurë/Sot
19:00 Tirana – Teuta
20:30 Prizreni 16 – Rahoveci

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu