Telenews

Basketboll/Trepça e fiton derbin e xhiros ndaj Yllit të Therandës

Trepça e ka fituar derbin e xhiros 22 në ArtMotion Superligën e Kosovës, duke mposhtur Golden Eagle Yllin në Therandë.
Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj therandasve me epilogun e ngushtë 63-67.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante dhe e ngushtë me Trepçën që fitoi çerekun e parë 8-18, derisa i dyti i takoi Yllit 15-9 e skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 23-27 në favorin e mysafirëve.
Në pjesën e dytë, Trepça përsëri e nisi më mirë duke e fituar çerekun e tretë 14-19, derisa Ylli e fitoi periodën e fundit (26-21), por që ishte i pamjaftueshëm për të fituar, shkaku i deficitit në çerekun e parë.
Ish-NBA lojtari, Rodney Purvis ishte individi më i dalluar te Trepça sonte me 19 pikë me 5 treshe nga 9 tentime, derisa ndihmë pati edhe nga Andrew Gordon me 12 e Samir Zekiqi me 10 pikë.
Te Ylli nuk mjaftuan kurresi për fitore, Erjon Kastrati me 19 pikë e Gëzim Morina me 11 sosh.
Pas xhiros 22, Ylli dhe Trepça kanë nga 37 pikë në tabelë dhe ndajnë pozitën e parë, Ylli me 16 fitore e 5 humbje, ndërsa Trepça me 15 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Prizrenit 16 e Ylli luan në udhëtim te Bashkimi.

Të ngajshme

Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

Valjeta Turkaj

“Nuk jam ndjerë kështu kurrë më parë”, reagimi i Hansi Flick pas titullit të Barcelonës

Erzana Fazliu

Ultrasit e Milanit e bojkotojnë klubin: Ju lëmë vetëm me turpin tuaj

KushtrimGuraj