Telenews

Basketboll / Turqia e shfrytëzon nënshtetësinë turke të shqiptarëve, fton dy prej tyre në kualifikimet e Kupës së Botës

Turqia e ka publikuar sot listën e gjerë të basketbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës që i zhvillon gjatë këtij muaji për kualifikimet e Kupës së Botës 2023 në basketboll.

Në përzgjedhjen e gjerë të selektorit me nam, Ergin Ataman, janë të ftuar edhe dy basketbollistët me prejardhje shqiptare, por me nënshtetësi turke, Kenan Spahiu dhe Ergjan Osmani.

Kenani sivjet po luan te Pinar Karsiyaka me formë tejet të mirë edhe në Ligën e Kampionëve e Ergjan Osmani po luan te Darussafaka, ku edhe kjo e fundit, përpos në Ligën turke, paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve.

Turqia duelin e parë e luan me 11 nëntor në Stamboll ndaj Belgjikës e në duelin e dytë i shkon Serbisë në Beograd  me 14 nëntor.

Të kujtojmë se Ergjani luajti me Turqinë në Eurobasket 2022, derisa Spahiu në të kaluarën përpos paraqitjeve me Turqinë A, ka fituar medalje me shpresat e Turqisë, madje me U18 e kishte fituar të artën në Divizionin A, ku ishte përzgjedhur MVP. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Karateisti Betim Maliqi i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian

Donat Hashani

Analisti financiar: Manchester City mund të bjerë nga liga

Donat Hashani

Mungesë e madhe për Real Madridin para El Clasicos

KushtrimGuraj