Telenews

BASKETBOLLI I KOSOVËS / RAHOVECI E MPOSHT PEJËN PËR HERË TË DYTË ME RADHË BRENDA NJË JAVE

KB Rahoveci e ka vazhduar formën fantastike në edicionin pranveror.
‘Vreshtarët’ e kanë mposhtur Pejën për herë të dytë me radhë brenda një jave, por sonte me rezultat të ngushtë 63-61, por dhe shumë i vlefshëm për ecurinë e kampionatit dhe afrimin drejt ”play off”’-it.
Rrjedha e ndeshjes nga fillimi e deri në fund ishte shumë e ngushtë me vendasit që fituan dy periodat e para me rezultate identike (16-14, 16-14), derisa pjesa e parë u mbyll 32-28 në favorin e Rahovecit.
Në pjesën e dytë, Peja e fitoi çerekun e tretë ngushtë 13-16, derisa i fundit i takoi minimalisht Rahovecit  (18-17) dhe mjaftueshëm sa për fitoren e shtatë me radhë.
Fisnik Rugova ishte individi më i dalluar i Rahovecit sot me double-double (15pk, 11krc), ndihmuar edhe nga Makol Mawien poashtu me double-double (14pk, 11krc) dhe Ivan Koljeviq e TJ Dunans poashtu me nga 14 pikë.
Te Peja s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Darius Washington me 17 pikë dhe Arian Qallaku e Calvin Godfrey me nga 12 pikë secili.
Pas xhiros 24, Rahoveci ka momentalisht 35 pikë dhe 11 fitore e 13 humbje, derisa Peja si e treta me 39 pikë ka 15 fitore e 8 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Rahoveci e luan derbin për ”play off” ndaj Bashkimit e Peja e pret Trepçën.

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj