Telenews

Basketbolli i Kosovës / Ylli ndaj Prishtinës sonte në duelin e dytë të serisë gjysmëfinale

Sonte zhvillohet përballja e dytë e serisë gjysmëfinale të ”play off”-it në elitën e basketbollit kosovar mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Ylli do jetë sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ku takimin e parë e fitoi bindshëm 73:48.
Kampioni aktual dhe lideri i stinorit të regullt do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale.
Në garat e rregullta, Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.
Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në Platformën Artmotion /AsistiOnline.com/
 

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj