Telenews

Basketbolli kosovar sot me dy super-ndeshje

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e para nga xhiro 25.

Kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta, dhe secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra. Lufta për çdo pozitë në tabelë është shumë e fortë.

Bora sonte do të ndeshet me Bashkimin, ku të dy skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Prishtinasit janë në vendin e shtatë me tetë fitore dhe 16 humbje, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me 17 fitore dhe shtatë humbje.

Sonte mbrëma zhvillohet gjithashtu derbi mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Vlen të theksohet se therandasit, në ndeshjen e kaluar, mposhtën Prishtinën pas një ecurie shumë të mirë në Superligë. Ylli hyn në këtë ndeshje me 11 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Peja ka 13 fitore dhe 11 humbje.

Superliga – Java 25

E shtunë, ora 20:00

Bora – Bashkimi

Golden Eagle Ylli – Peja

Të ngajshme

Real Madridi nis sezonin e ri ndaj Osasunës, El Clasico në tetor

KushtrimGuraj

Messi mbetet pa kontratë në dhjetor – për çfarë po punon Inter Miami

KushtrimGuraj

Prezantuan fanellën e re, Barcelona thyen rekordin për shitje brenda një dite të vetme

Valjeta Turkaj