Telenews

Basketbollisti i ri kosovar po shkëlqen me fanelën e Turqisë në Kampionat Botëror

Basketbollisti i ri nga Kosova, Rrezon Elezaj prej dy vitesh po bën karrierë në basketbollin turk me ekipin e Beshiktash.

Së fundmi ai është natyralizuar nga Kombëtarja e Turqisë dhe po paraqitet me këtë shtet në Kampionatin Botëror për U17 në basketboll, shkruan Telenews.al

Në dy ndeshjet e para, Rrezoni ka treguar paraqitje shumë të mira sidomos në ndeshjen e dytë ku kishte 18 pikë dhe ishte prej dy më të mirëve të skuadrës në fitoren ndaj Italisë 74-79.

Elezaj ka një gjatësi të madhe për moshën që ka, ku me 17 vite mbi supe ai ka plot 218 centimetra gjatësi.

“Dëshiroj të jem motivues për shokë e mi në Kosovë që mos të ndalen sepse me punë ëndrrat e tyre do të bëhen realitet, faleminderit të gjithë atyre që ndihmuan dhe po kontribuojnë që të mbërrijë objektivat pasi që jam krejt në fillim”, ka thënë Elezaj shkurtimisht për Telenews.al

Ky lojtar në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Qendrës Nacionale të Basketbollit të Kosovës, por që më pas është larguar drejt Turqisë ku arriti marrëveshje me Beshiktashin ku luan edhe tash.

Elezaj mund të bëhet basketbollisti i parë që luan në NBA, por natyrisht që për këtë duhet vetëm punë dhe disiplinë e përkushtim, përndryshe është e vështirë, por gjatësia e tij është e jashtëzakonshme dhe ai deri tani ia ka dalë shumë mirë me të gjitha. /Telenews.al/

Të ngajshme

Kurti takon xhudistët para Lojërave Olimpike “Paris 2024”: Krenarë jemi, krenarë na bëni!

Erzana Fazliu

Muriqi afër transferimit te Ipswich Town

Erzana Fazliu

UEFA publikoi renditjen e re, zbulohet pozicionimi i klubeve kosovare

KushtrimGuraj