Një person është plagosur rëndë nga zyrtarët policorë në lagjen Vranjevc të Prishtinës mëngjesin e kësaj të diele të 8 majit.
Policët kanë shtënë drejt personit me inicialet B.B, pasi ky i fundit ka gjuajtur me kallashnikov të tipit AK-47 në drejtim të tyre, teksa po i bastisej shtëpia pasi dyshohej për posedim të armëve pa leje.
“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar”.
“Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”.
Armët e konfiskuara





