Telenews

Bayerni dërgon ofertë zyrtare për Luis Diaz

Një tjetër lëvizje e madhe po përgatitet këtë verë, pasi sipas raportimeve të fundit nga BILD Sport dhe gazetari Christian Falk, Bayern Munich ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Luis Díaz të Liverpoolit, në vlerë prej 52 milionë euro.

Sipas këtyre burimeve, vetë Luis Díaz ka shprehur qartë dëshirën për t’iu bashkuar gjigantëve bavarezë, duke e bërë marrëveshjen edhe më të mundshme.

Anësori kolumbian është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Premier League dhe konsiderohet si një përforcim ideal për repartin ofensiv të Bayernit, që po kërkon të rifreskojë skuadrën.

Liverpooli, nga ana tjetër, nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, por presioni nga lojtari dhe oferta e majme e kampionëve të Gjermanisë mund të jenë vendimtare.

Të ngajshme

Spanja eliminon Uruguain nga Kupa e Botës

KushtrimGuraj

Kepi i Gjelbër e bën historinë, bëhet kombëtarja më e vogël që kalon në fazën eliminuese të Botërorit

KushtrimGuraj

Muriqi pas rikthimit te Fenerbahçe: “Jam më i pjekur dhe më i uritur për sukses”

KushtrimGuraj