Telenews

BE-ja dhe Britania shtojnë sanksionet ndaj Iranit

Bashkimi Evropian ka shtuar sanksionet kundër Iranit për shkak të mbështetjes së Teheranit ndaj Rusisë në luftën me Ukrainën, ka thënë të hënën Komisioni Evropian.

Komisioni ka thënë se e ka shtuar Linjën e Dërgesave të Republikës Islamike të Iranit (IRISL) dhe drejtorin, Mohammad Reza Khiabani, me të tjerë, në listën e të sanksionuarve, raporton Reuters.

Sanksionet e reja janë kundër anijeve dhe porteve të përdorura për transportimin e mjeteve ajrore pa pilotë (UAV), raketave dhe teknologjive e komponentëve të lidhur me të. Në to përfshihet ndalimi i çdo transaksioni me portet në pronësi, të operuara ose të kontrolluara nga individët dhe subjektet e sanksionuara.

Drejtori menaxhues i Organizatës së Porteve dhe Detit të Iranit, Ali Akbar Safaei i ka dënuar sanksionet e reja dhe i ka mohuar “akuzat evropiane” si “të pabaza”, ka njoftuar të hënën agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA./Telenews/

Të ngajshme

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj