Telenews

BE-ja e konfirmon vizitën e Lajçakut dhe Escobarit të premten në Kosovë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar vizitën e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe Serbisë këtë të premte.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se Lajçak do ta shoqërohet nga i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Në Prishtinë, ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas në Beograd ai do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo për të diskutuar hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Për këtë vizitë, emisari ynë do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë, dhe të kryeministrit të Italisë. Po ashtu, në këtë takim do të jetë edhe i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, ka thënë Stano./Klankosova.tv/

Klan Kosova kishte raportuar më parë për këtë vizitë, për më shumë detaje shikojeni storien në vijim:

Të ngajshme

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen

Yllka Gashi