Bashkimi Evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në rrugën drejt marrëveshjes finale, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
I pyetur për pritjet nga ky takim i sotëm, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë.
Ai ka theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog dhe se përparimi varet nga gatishmëria e palëve.
Stano ka thënë se e ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga përparimi që bëhet në dialog.
“Përparimi arrihet përmes kompromiseve, angazhimit konstruktiv dhe të kuptuarit se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur synimet e tyre strategjike”, tha ai./REL/

