Telenews

BE konfirmon nisjen e takimit mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

Kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ndodhën në Bruksel ku sot do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut.

Nga BE-ja kanë bërë të ditur se takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak ka nisur në orën 09:30.

Fokusi i këtij takimi do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit e arritur mes palëve për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe hapat drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës.

Takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.

Të ngajshme

Dalin fotot e para nga dëshmia e Hillary Clinton për Epstein

Rrezarta Ramaj

Avokati i Krasniqit: Prokuroria përzgjodhi fragmente që i shkojnë për shtati teorisë së saj

Valjeta Turkaj

Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Shkaku pse ish-luftëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë janë pazaret e tij në Beograd

Rrezarta Ramaj