Telenews

BE konfirmon se nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se funksionimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk është i rrezikuar për shkaqe buxhetore.

Zyrtarët e Brukselit kanë precizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kontribuojnë financiarisht në shpenzimet e funksionit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Shpenzimet rrjedhëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Evropian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. SHBA-të nuk po kontribuojnë në kostot e funksionimit të këtij institucioni”, thuhet në një përgjigje me shkrim për RTK nga selia e Komisionit Evropian.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte urdhëruar ngrirjen e fondeve federale, përfshirë ndalimin e dërgimit të huave dhe ndihmave financiare, vendim ky i cili dy ditë më vonë u pezullua.

Ky vendim kishte shtruar pikëpyetjet lidhur me funksionimin e  Dhomave të Specializuara, ku gjykohen edhe ish-liderët shtetëror të Kosovës.

Mirëpo Dhomat e Specializuara, si dhe Prokuroria e Specializuar funksionojnë me buxhet të Bashkimit Evropian, si dhe disa shteteve tjera donatore, që financojnë programe të caktuara.

Aktualisht buxheti vjetor numëron gati 100 milion euro.

BE-ja rithekson rëndësinë dhe mbështetjen ndaj punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Të ngajshme

Bedri Hamza kërkon votën e gjakovarëve, thotë se do të investojë aty

Donat Hashani

Ahmed al-Sharaa është edhe zyrtarisht Presidenti i ri i Sirisë, pezullohen Kushtetua e Parlamenti

Donat Hashani

Hajdar Beqa rikandidon për një tjetër mandat si deputet

Donat Hashani