Telenews

BE reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut: Serbia të respektojë procedurat ligjore

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke theksuar nevojën për respektim të plotë të procedurave ligjore dhe të të drejtave themelore.

“BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe. Ne presim që autoritetet serbe të respektojnë dhe të sigurojnë zbatimin e rregullt të procedurës ligjore,” thuhet në deklaratën e tyre për Dukagjinin.

Ky reagim vjen pas shqetësimeve të ngritura nga autoritetet kosovare dhe organizatat e të drejtave të njeriut për mënyrën e ndalimit të Spahiut dhe mungesën e informacionit për trajtimin e tij në paraburgim.

Bashkimi Evropian ka rikujtuar Serbinë për detyrimin që ka ndaj respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe sigurimin e një procesi të drejtë ligjor, në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane që ajo është zotuar të ndjekë në kuadër të integrimit evropian.

 

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj