Telenews

Beatrix Ramosaj publikon videon që ‘thyen’ rrjetin, thumbon hapur Donald Veshajn

Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Ndonëse marrëdhënia Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ka muaj që ka përfunduar, duket që “thumbat” mes tyre vazhdojnë ende.about:blank

Së fundmi, këngëtarja postoi në TikTok një video të re, ku kishte përdorur një ‘sound’ në të cilin thuhej: “Paska meshkuj gjithandej më në fund. Ejani të gjithë këtu. S’ke pasur kurrë një burrë në jetën tënde? Si ka mundësi? Epo e kam pasur pak të vështirë.”

Krah saj Beatrix ka shkruar: “Nuk dua, po tallem”.

Kjo ka bërë të gjithë fansat të komentojnë, duke e konsideruar një kunjë për Donaldin.

Kujtojmë që ky i fundit thuhet se aktualisht është rikthyer me moderatoren Bora Zemani dhe po shijon lidhjen e dashurisë. Nga ana tjetër Trixa po shijon pushimet, duke ndarë herë pas here foto të ndryshme në rrjetet sociale./Shqip.com

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj