Telenews

Bebe Rexha ngjitet në top-10 të ‘Billboard Hot 100’, madje lë prapa edhe Rihannan

bebe-rexha-ngjitet-ne-top-10-te-‘billboard-hot-100’,-madje-le-prapa-edhe-rihannan

Bashkëpunimi i Bebe Rexhes me David Guettan nuk ndalet së prekuri suksese në skenën muzikore.

Pas çmimeve dhe performancave mbresëlënëse, hiti “I’m Good (Blue)” ka hyrë në dhjetë këngët e para të top-listës Billboard Hot 100.

Kjo këngë është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë madje prapa edhe Rihannan me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”.

Për këngëtaren e famshme shqiptare është hera e katërt që përfshihet në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, derisa për David Guettan hera e shtatë.

Ndryshe, në vend të parë në Billboard Hot 100 ndodhet kënga e Taylor Swift, “Anti-Hero”, që ka shënuar javën e katërt në krye të kësaj top-liste.

Të ngajshme

Krejt ‘firmato’, Adelina Tahiri shfaqet me një look luksoz

Yllka Gashi

Georgina Rodriguez raportohet se ka adoptuar tre fëmijët e Cristiano Ronaldos –

KushtrimGuraj

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi