Telenews

Bedri Hamza deklarohet nëse do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Është punë e mbyllur”, kështu është shprehur Bedri Hamza për mundësinë e koalicionit mes PDK-së dhe Vetëvendosjes për formimin e qeverisë së Kosovës.

Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza ka thënë se ka dallime të thella konceptuale mes PDK-së dhe VV-së.

“E dini qëndrimin tonë, nuk e kam problem, kam dalë të nesërmen me qëndrim. Kam thënë që për neve bashkëpunimi nuk është i mundur. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur për një orientim tjetër, kemi dallime konceptuale shumë të thella, prej infrastrukturës e deri te diplomacia. Mirëpo nuk është qëllimi që tash ne duam të bëjmë bllokadë se po duam të vijmë në pushtet. Urdhëro bëje koalicionin”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit, nuk do të ketë koalicion.

“Sa i përket koalicionit është punë e mbyllur. Nuk është problemi te posti i kryeministrit”, ka thënë Hamza.

Të ngajshme

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Rrezarta Ramaj

Ushqimet miqësore për trurin dhe kujtesën

Rrezarta Ramaj

“E pafalshme”, Selin reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj