Që nga 14 qershori Shqipëria do përfaqësohet në fazën finale të Evropianit, një destinacion i ëndërruar dhe për qindra mijëra tifozë shqiptarë.
Njëri nga lojtarët më meritor që Shqipëria ka arritur në këtë fazë është futbollsiti Jasir Asani. Në një intervistë të dhënë për Top-Channel, ai ka thënë se në fazën e grupeve do të dëshironte që për kundërshtar ta kishte edhe Gjermaninë, vend ku mikpritës i Euro 2024.
“Gjermaninë do doja. Unë e kam thënë që me këtë grup që kemi besoj se na bie një grup i fortë që t’i tregojmë botës se kush jemi, t’i tregojmë botës që kjo Kombëtare ishte surpriza”, tha Asani.
Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet më 2 dhjetor.