Telenews

Befason Gliha: Kjo gazetare kosovare e sportit na ndihmoi që ta fitojmë pikën ndaj Zvicrës

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka folur me tone të larta pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës dhe “shuarjes” së ëndrrës së “dardanëve” për kualifikimin në Evropian.

Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport, Gliha foli me ironi për kritikët e tij dhe personat që sipas tij duan të vendosin se kush duhet të luajë.

LEXO EDHE:

Shaqiri godet direkt FFK-në: Është marre me e pa bota atë…

Ndërsa më tej, Gliha deklaroi se Edon Zhegrova nuk do që të luajë me Kosovën, ndaj sipas teknikut nuk është me ta, jo sepse nuk e lejon klubi.

“Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit ajo më tha që kush duhet të luajë dhe ai që tha ajo bëri goli, ajo më sugjeroi. Gjithë të mirat për Qeqën, por është e rrezikshme. Unë pranoj këshilla nga çdokush në Kosovë edhe nga taksistët nga kushdo. Mentaliteti është ajo që është më e rëndësishmja”, tha Gliha. /Telenews.al/

Të ngajshme

Granit Xhaka reagon në mbrojtje të Romaine Mundle, tifozët e kritikojnë ashpër

Valjeta Turkaj

Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore 2026, flamuri i Kosovës valëvitet

Valjeta Turkaj

Mungesa të mëdha, Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Sllovakisë

Rrezarta Ramaj