Telenews

Begaj: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses të cilin e quajti akademik i rrallë që iku nga Panteoni i figurave të mëdha të vendit.

Begaj reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen si një tjetër boshllëk në “Panteonin” e figurave të mëdha të kulturës shqiptare.

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit merr si referencë edhe veprën “Panteoni i rralluar”, duke e lidhur largimin e Qoses me zgjerimin e boshllëkut dhe mungesën e figurave të këtij niveli në jetën kulturore dhe intelektuale shqiptare.

“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!”, shprehet Begaj.

Të ngajshme

Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa të rrepta sigurie

Valjeta Turkaj

BE shqyrton futjen e karburantit E20 në Evropë – synohet ulja e çmimeve dhe emetimeve

Valjeta Turkaj

Trump jep urdhër: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj