Telenews

Begaj uron festën e Vitit të Ri: Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund 31.12.2022 19:09

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ua ka uruar festën e Vitit të Ri të gjithë shqiptarëve ane mbanë.

Në adresimin e tij për këtë fundvit, ai ka theksuar situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund.

“Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve”.

“Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Begaj.

Të ngajshme

Hetimi i NYT, flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, përfunduam në punë të rënda

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë babai i Salih Mustafës

Valjeta Turkaj

Bedri Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, energji më e lirë, rrugë e hekurudha moderne

Erzana Fazliu