Telenews

Bëhen të ditura datat: Ja kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuar, Michael Doyle, ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026.

Pas kësaj, siç bën të ditur ai, Trupi Gjykues do të mbyll çështjen dhe do të hyjë në fazën e shqyrtimit për të arritur një aktgjykim.
“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga mbyllja e çështjes. Kur rrethanat kërkojnë kohë shtesë, është e mundr një zgjatje edhe për 60 ditë të tjera”, tha Doyle.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë nga viti 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Të ngajshme

Kurti: Në historinë e Evropës nuk ka një rast i vetëm si ai i Jasharëve

Valjeta Turkaj

Aksident në Sllatinë, cisterna përfundon jashtë rrugës – pamje

Valjeta Turkaj

28 vjetori i Epopesë së UÇK-së, Osmani: Një histori që vazhdon të jetojë si betim dhe frymëzim për brezat

Valjeta Turkaj