Telenews

Kurti: Në historinë e Evropës nuk ka një rast i vetëm si ai i Jasharëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e sotme të qeverisë duke nderuar dhe çmuar lart heroizmin e familjes Jashari, në qëndresën stoike që i bëri sulmit të okupatorit serb.

Përpara kabinetit qeveritar, Kurti përçoi mesazhin se përgjegjësia pas flijimit të anëtarëve të familjes heroike – është e madhe.

“Sot shënojmë përvjetorin e ngjarjes më të rëndësishme të historisë tonë bashkëkohore – Epopenë e UÇK-së. Ajo përfaqëson një kthesë vendimtare në vetëdijen tonë kombëtare dhe bashkimin tonë popullor drejt lirisë dhe pavarësisë. Historia e shteteve ndërtohet mbi ngjarje që i hapin shteg të ardhmes. Marsi i vitit 1998  është një ngjarje e atillë. Në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ndodhi një përballje aq e pabarabartë, por me domethënie kaq të jashtëzakonshme. Në analet e historisë së Evropës nuk ekziston një rast i vetëm kur për tri ditë e tri netë rresht, i bënë rezistencë një familje liridashëse autoktone një shteti policor e okupator” deklaroi Kurti.

Ai tha se për familjen Jashari, e vlefshme ishte vetëm liria, për të cilën i sakrifikoi të gjitha.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj