Telenews

Behrami: Mosreagimi i Kurtit ndaj vdekjes së Sahit Jasharit është mungesë mirënjohjeje

Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mungesën e një reagimi publik pas vdekjes së Sahit Jasharit, komandantit, bashkëluftëtarit dhe familjarit të afërt të Adem Jasharit.

Behrami tha se deri në këto çaste Kurti nuk ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, duke e cilësuar këtë si mungesë empatie dhe respekti institucional ndaj një figure që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me historinë e rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

Postimi i tij:

Deri në këto çaste, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka shprehur ngushëllime publike për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, komandantit, bashkëluftëtarit dhe familjarit të afërt të Adem Jasharit.

Heshtja ndaj një figure të tillë, e cila lidhet drejtpërdrejt me historinë e rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës, është një mungesë empatie dhe respekti institucional.

Përballë një humbjeje të madhe për një familje që mbart një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës, mosreagimi është i papranueshëm.

Sahit Jashari ishte pjesë e historisë kombëtare të sakrificës, qëndresës dhe luftës për liri.

Ndërkohë, reagimi i u.d. Presidentes, Albulena Haxhiut, është tepër i ftohtë, pasi në të nuk u theksuan gradat ushtarake, meritat e luftës dhe pesha historike e sakrificës së Sahit Jasharit.

Respekti për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit nuk duhet të jetë çështje bindjesh politike, por një minimum i kujtesës dhe mirënjohjes kombëtare!

Të ngajshme

QKUK hap konkurs për 30 pozita të kryeinfermierëve dhe kryelaborantëve

Rrezarta Ramaj

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Rrezarta Ramaj

Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026

Rrezarta Ramaj