Telenews

Belgjika pritet të hapë ambasadë në Kosovë

Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës, ka bërë të ditur ambasadori kosovar në kryeqendrën evropiane, Agron Bajrami përmes një postimi në Twitter.

Sipas tij, një hap i tillë do të thellojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Lajm i mrekullueshëm. Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Falemnderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, shkruan ai.

 

Të ngajshme

“Jam me pasoja…”/Ledion Liço “injoron” totalisht Sarën në komentin që ajo i bëri (Foto)

Rrezarta Ramaj

Berisha thërret protestë kombëtare, më 7 nëntor

Rrezarta Ramaj

Rama: Drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thirrin në hetuesi një ditë po e një ditë jo!

Rrezarta Ramaj