Telenews

Belgjika rivalizon por s’reziston, Sllovenia në çerekfinale

Sllovenia është skuadra e dytë çerekfinaliste e Eurobasket 2022.

Kombëtarja sllovene arriti të triumfojë ndaj Belgjikës edhe pse këta të fundit rezistuan mjaftë shumë e në fund ndeshja u mbyll 88-72.

Luka Donçiq edhe sot ishte i pandalshëm në radhët e Sllovenisë me 35 pikë e në fitore ndihmuan edhe Klemen Prepelic me 13 pikë e Mike Tobey me 12 sosh.

Te Belgjika sot lojë të mirë shfaqën, Emmanuel Lecomte me 16 pikë e Pierre Gillet me 15 sosh.

Me këtë fitore, Sllovenia kualifikohet në çerekfinale të Eurobasketit 2022, aty ku do të ndeshet me fituesin e duelit, Ukrainë-Poloni.

Të ngajshme

Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes në Kroaci –

KushtrimGuraj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” kërkojnë fitoren për kreun e grupit –

KushtrimGuraj