Telenews

​Belgjikë, “Ajnshtajni i vogël” në moshën 12-vjeçare regjistron studimet e doktoraturës

​belgjike,-“ajnshtajni-i-vogel”-ne-moshen-12-vjecare-regjistron-studimet-e-doktoratures

Belgu Laurent Simons, vetëm 12-vjeçar, i cili mban nofkën “Ajnshtajni i vogël”, pas përfundimit të masterit në fizikën kuantike, synon që së shpejti të fillojë studimet e doktoraturës, raporton Anadolu Agency.

Babai i tij, Alexander Simons bëri të ditur se 12-vjeçari Lauren studimet e doktoraturës do t’i regjistrojë në Institutin gjerman “Max Planck“

Megjithatë, ai nuk zbuloi detajet e programit, por theksoi se do të përfshijë kiminë, mjekësinë dhe fizikën, dhe se Laurent kohën më të madhe e kalon në laborator.

Alexander Simons tha se djali i tij nuk dëshiron të kufizohet në një fushë.

Laurent Simons, i lindur në qytetin Ostend, shkollën fillore e kreu në moshën 6-vjeçare ndërsa në moshën 9-vjeçare filloi studimet në Belgjikë. Ai diplomoi në moshën 11-vjeçare ndërsa këtë verë, në moshën 12-vjeçare përfundoi studimet master në Universitetin e Antwerpen-it.

Ai bashkëpunoi me një grup shkencëtarësh nga Instituti “Max Planck” për kërkimet mbi lazerët që zbulojnë kancerin nga mostrat e gjakut.

Të ngajshme

Zbulohet se çfarë kërkoi në Google vrasësi i Krakovit në Google, para masakrës!

Rrezarta Ramaj

Spanja kërkon hetim ndaj TikTok-ut për abuzim seksual me fëmijët, ngrihet mundësia e bllokimit të platformës

Rrezarta Ramaj

Franca nuk gjen qetësi, studentët: Protestat nuk do të ndalen, presioni duhet të vazhdojë

Rrezarta Ramaj