Telenews

Bënë pranimin kinse janë kryer punimet në stadium, arrestohen 9 antarët e Komisionit në Lipjan

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka arrestuar 9 persona të dyshuar se për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit dhe mashtrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, ka arrestuar 9 persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’ dhe veprën penale të mashtrimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Organi i akuzës njofton se gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe 1 person, përgjegjës i kompanisë në fjalë.

“Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro”, njofton Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi