Telenews

Bënte manovra të rrezikshme me Range Rover në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

Policia e Shkodrës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një automjet tip ‘Range Rover’ duke kryer manovra të rrezikshme pranë pushuesve në plazhin e Velipojës.

Pas verifikimeve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, është bërë e mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rezultoi se shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Velipojë, ishte duke drejtuar automjetin me leje drejtimi të pezulluar.

Për këtë shkelje, ndaj tij është vendosur një masë administrative prej 40 mijë lekësh të rinj, si dhe është marrë masa e heqjes përfundimtare të lejes së drejtimit.

Gjithashtu, 43-vjeçari është i detyruar të ndjekë kursin për rimarrjen e patentës.

Policia e Shkodrës apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital, duke garantuar se çdo rast do të trajtohet me reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

Ngjarja ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale për shkak të rrezikut potencial që paraqiste për sigurinë e pushuesve në plazhin e Velipojës.

https://www.facebook.com/watch/?v=1189214519559371&t=0

Të ngajshme

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj

Reagon Dafina Zeqiri: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Erzana Fazliu

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu