Telenews

Berat Rukiqi aderon në LDK – Abdixhiku: Si ekonomist i dalluar do t’i japë vlerë projektit tonë politik

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, i është bashkuar partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Rukiqi do t’i japë vlerë projektit të tyre politik.

“Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i japë vlerë projektit tonë politik”, shkroi ai.

Tutje kreu i LDK-së ka thënë se LDK është e lumtur që po shton radhët e veta secilën ditë.

“LDK është e lumtur që – si adresë e vetme e njerëzve profesionistë – po shton radhët e veta secilën ditë. Gjatë vitit të fundit, sikurse Berati, LDK-së e strukturave tona u janë bashkuar aktivistë të shoqërisë civile, ligjërues akademikë, deputetë e kryetarë komunash. Të gjithë bashkë, do t’i japim vendit një zgjedhje politike të pastër, profesionale e ndërtuese të së ardhmes”, shkroi tutje Abdixhiku.

Ndryshe Rukiqi ishte në krye të Odës Ekonomike për 15 vite.

 

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj