Telenews

Bëri historinë me klubin, Qëndrim Kida zbulon arsyet e largimit nga Malisheva

Edhe pse bëri sensacion duke e kualifikuar Malishevën për herë të parë në histori në garat evropiane, drejtuesit e klubit malishevas nuk e vazhduan bashkëpunimin me trajnerin Qëndrim Kida.

Kida në një intervistë për KosovaPress ka zbuluar për herë të parë arsyet e largimit të tij nga skuadra e Malishevës. Ai pranon se kishte interesim për të vazhduar punën e tij si trajner i Malishevës, por jo edhe nga drejtuesit e klubit.

Për të ardhmen, ish-trajneri i Malishevës thotë është në kontakte me disa klube, duke mos përmendur emra konkretë.

Nën urdhrat e tij shpërtheu edhe talenti Drilon Hazrollaj për të cilin Kida rekomandon që ai të transferohet në ndonjë klub jashtë Kosovës për të dëshmuar vlerat e tij.Ndryshe, vendin e Kidës te Malisheva e ka marrë trajneri Bekim Isufi i cili e ka nisur sezonin e ri me një fitore dhe një barazim.

Të ngajshme

Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj

Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi

Rrezarta Ramaj