Telenews

Berisha: Deklaratat e Sarrazinit tregojnë se Kosova po shkon drejtë izolimit të plotë nga Perëndimi

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar kritikat e emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazini, për Qeverinë e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se deklaratat e diplomatit gjerman tregojnë se Kosova po shkon drejt izolimit të plotë nga aleatët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se shtëpia që është ndërtuar se bashku me aleatët po rrënohet nga budallaku.

“Deklarata e emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është tregues i qartë se Kosova pas sanksioneve, po shkonë edhe drejtë izolimit të plotë nga perendimi! Me gjas jemi vendi “sui generis” në botë, që shtëpin e përbashkët që e kemi ndërtuar me shumë mund e sakrifica, jemi duke rrënuar vetë për budallakit e një narcisti. Në asnjë vend të botës, as edhe në ato vende ku jetojnë fiset me primitive, nuk do ta prononin në krye të një qeverie njeriun, familja e të cilit nuk jeton në atë vend, një njeri që as varre të të parëve nuk ka në atë vend, një njeri që jeton me qira në atë vend. Një thënje popullore thotë; bota me tu lëshu nuk mundet me të bë asgjë, çka mundesh me i bë vetëvetes”, ka shkruar Berisha.

Të ngajshme

Makinat e reja e të blinduara të Policisë së Kosovës, njihen për qëndrueshmëri të “çmendur”

Donat Hashani

Deputeti Thaçi: Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kaluar përmasat e një subjekti politik

Donat Hashani

Përmbytjet në Bosnje: Ka viktima, një numër i madh i të lënduarve dhe të zhdukurve

Donat Hashani