Telenews

Berisha e akuzon Kurtin për tradhti, u bën thirrje institucioneve të reagojnë

Hisen Berisha nga PDK-ja ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tradhti kushtetuese dhe veprime që po e zhbëjnë Kosovën në aspektin kushtetues.

Berisha ka theksuar se veprimet e Kurtit, duke përfshirë marrëveshjen e dakorduar me Serbinë në vitit 2023, “shkelin Kushtetutën dhe e bëjnë atë përgjegjës për situatën e tanishme politike”.

Ai ka thënë se, në bazë të ligjeve penale të Evropës dhe të botës, veprimet e tilla përbëjnë tradhti ndaj rendit kushtetues të Kosovës, dhe ka bërë thirrje për të ushtruar padi ndaj kryeministrit Kurti.

“Në prizmin tim, Kurti me marrëveshje të vitit 2023, duke e cenuar kushtetutshmërinë, ka rrëshqitur në tradhti, dhe ndaj Kurtit, po të ketë njerëz përgjegjshëm dhe institucione të përgjegjshme, duhet me ushtruar padi, sepse në të gjitha ligjet penale të Evropës në botë marrëveshjet dhe statuti i fundit përbëjnë tradhti ndaj rendit kushtetues të Kosovës, prandaj duhet ushtruar padi ndaj tij”, ka deklaruar Berisha në “Debat Plus”.

S’bëjmë opozitarizëm të rrugës si Vetëvendosja, jemi parti shtetformuese

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk do të bëjë opozitarizëm të rrugës siç e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

“Kemi reaguar në çdo veprim, çka ka mundur të bëhet brenda Kuvendit dihet që shumica e ka fuqinë me i determinu proceset, nëse keni pritur me pa opozitarizëm të tipit të Vetëvendosjes në rrugë, apo tipit të përbashkët ktynehere me ato filikaçat, ato harrojeni, nuk keni me pa PDK-në kurrë, PDK-ja ka përgjegjësi institucionale, është parti shtetformuese dhe nuk ka shans të bëjë veprime të tilla ndaj institucioneve dhe shtetit të vet, të cilin e ka vetë produkt të vetin, si fëmijë”, ka thënë Berisha.

Darka në mes të Kurtit e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, sipas tij, ka qenë për caktimin e datës së zgjedhjeve.

source

Të ngajshme

Arrestohet në kufi kosovari i kërkuar nga Zvicra për shpëlarje parash, falsifikim e mashtrim

Donat Hashani

Ministrja e Shëndetësisë pasnesër vjen në Kosovë, lidhur me këtë projekt për infermierët kosovarë

Donat Hashani

Konjufca: Nuk pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite për Kosovën

Donat Hashani