Telenews

Berisha: Rama thika pas shpine Kosovës, ka qenë dhe është ndihmës i Vuçiq

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se situata në Veri është dramatike, më e rënda që pas luftës në Kosovë.

Berisha u shpreh se Edi Rama ka qenë dhe është ndihmës i Aleksandër Vuçiq dhe prej vitesh i ka futur thika pas shpinës Kosovës.

“Edi Rama ka qenë këto vite një ndihmës i shpifur i Vuçiç dhe i ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Në këtë kontekst mos harroni fjalët e tij që, “kur të fillojë lufta do më kërkoni mua që t’ju ndërmjetësoj te Vuçiç. Është peng në duar e Vuçiq.

Berisha theksoi se nuk ndan të njëjtin qëndrim me Albin Kurtin për gjithçka, por në rastin konkret ai është duke qëndruar si kryeministër që kërkon të zbatojë ligjet e vendit.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj