Telenews

Berisha përshëndet kërkesën e kancelarit gjerman drejtuar Vuçiqit për njohjen e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pasi që kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se i dënon reagimet e Vuçiqit, i cili me politikën që ndjek është faktor kryesor konfliktualiteti në rajon.
“Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviqin, Vuçiq theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë. Me këtë deklaratë presidenti i serbomadhisë Vuçiq krahasoi ndërhyrjen çlirimtare të NATO-s në Kosovë me pushtimin barbar rus në Ukrainë”, ka shkruar ai.
Tutje Berisha ka shkruar se kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë.

Të ngajshme

“Unë iu përgjigjem gjithmonë institucioneve për dallim nga, Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë”

Blearta

Nesër tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Blearta

Kriza e parë e çiftit Brikena-Mateo? Ky mesazh në rrjetet sociale po trazon rrjetin

Blearta