Telenews

Berjani tregon se a e prek çmimin e derivateve, rritja e energjisë elektrike

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur lidhur me çmimin e derivateve pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike, duke theksuar se nuk pritet ndonjë rritje e çmimeve të naftës.

Në një deklaratë Berjani theksoi se “tarifat e Presidentit Trump po ndikojnë në uljen e çmimit të naftës në tregun global”, dhe kjo po reflektohet pozitivisht edhe në Kosovë.

Sipas tij, çmimet aktuale në tregun kosovar janë:

Dizel: nga 1.13 € deri në 1.21 € për litër

Benzinë: nga 1.12 € deri në 1.22 € për litër

Berjani shtoi se bursat janë stabile dhe se “nuk ka lëvizje të mëdha që do të shkaktonin rritje”. Ai krahasoi gjithashtu çmimet me ato të vendeve fqinje:

Shqipëri

Dizel: 1.78 €

Benzinë: 1.79 €

Serbi

Dizel: 1.77 €

Benzinë: 1.78 €

“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon,” tha Berjani, duke e cilësuar këtë një avantazh për konsumatorët në vend.

Të ngajshme

Daut Haradinaj: Mërgata në Gjermani e mobilizuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Blearta

Abelard Tahiri: S’do të jem kandidat për deputet, por do ta mbështes PDK për fitore

Blearta

Ndërprerja e internetit nga regjimi iranian hyn në ditën e 72-të

Blearta