Telenews

Besëlidhja kampione e Shqipërisë në basketboll

 

 

Klubi i basketbollit Besëlidhja sonte e ka fituar titullin e kampionit për herë të parë në histori që nga themelimi në vitin 1930, pra 94 vite.

Ekipi shqiptar nga Lezha ka arritur që të mposht edhe në ndeshjen e fundit të serisë finale ekipin e Teutës nga Durrësi me rezultat 105-67.

Derisa në seri të përgjithshme finale, Besëlidhja ka triumfuar pastër 4-0 dhe kështu e ka kurorëzuar suksesin e kampionatit të rregullt, ku edhe aty kishte kresuar 19-0, pa asnjë humbje.

Në ndeshjen e sontme dhe vendimtare të Besëlidhjes, Julian Hamati ka qenë më i dalluari me 18 pikë, 10 kërcime, 2 asiste e 2 vjedhje topash, derisa Blake Marquardt shtoi 14 pikë, si dhe Robert Shestani e Eldi Hysa shtuan nga 13 të tjera.

Te Teuta sonte u dalluan, Jay Small me 21 pikë e Elian Memqaj 19 sosh.

Besëlidhja në vitet e fundit ka qenë larg ekipi më i organizuar në Shqipëri, ku edhe në Ligën Unike ishte ekipi i vetëm që ju bëri ballë ekipeve kosovare.

Vlen të ceket se Besëlidhja drejtohet nga trajneri Afrim Bilalli i cili si lojtar kishte bërë karrierë edhe në Kosovë. /AsistiOnline.com

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu