Telenews

Besnik Boletini rizgjidhet si kryetar i Bordit të RTK-së

 

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) njofton publikun për rizgjedhjen e Besnik Boletinit dhe Arta Berishës nga Kuvendi i Kosovës, si anëtarë të Bordit të RTK-së me mandat shtesë 3-vjeçar.

“Në mbledhjen e Bordit të zhvilluar me datë 18 mars 2024, në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe Rregulloren e punës së Bordit të RTK-së, anëtarët e Bordit kanë rizgjedhur për kryetar të Bordit të RTK-së Besnik Boletini për një mandat shtesë”, njofton RTK.

Besnik Boletini ka qenë në këtë detyrë për një mandat 2-vjeçar deri në dhjetor 2023, kur mandati i tij ka përfunduar.

“Duke filluar nga data 18 mars 2024, Bordi i RTK-së do të vazhdojë punën nën udhëheqjen e Besnik Boletini si kryetar, ndërsa Albulena Mehmeti do të vazhdojë të mbajë pozicionin e nënkryetares.

Prioritet i Bordit të RTK-së do të mbetet mbikëqyrja transparente e punës së RTK-së në drejtim të reformave administrative dhe programore.

Bordi i RTK-së shpreh falënderim për besimin e Kuvendit të Kosovës në punën e Bordit, dhe premton që do të vazhdojë të punojë për përmbushjen e misionit të RTK-së në shërbim të publikut të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj