Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në kompaninë farmaceutike vendore TrePharm, e cila njihet për prodhimin dhe shpërndarjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore me cilësi të lartë.
Osmani u njoh nga afër me proceset e punës dhe përkushtimin e stafit profesional, që sigurojnë produkte të sigurta dhe të besueshme për qytetarët. Ai vlerësoi lartë kontributin që TrePharm po jep për një Kosovë më të shëndetshme dhe më të zhvilluar.
“Ky është një shembull i fuqishëm i suksesit dhe inovacionit vendor. Do të vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm sektorin privat dhe bizneset vendore, sepse zhvillimi i tyre është zhvillim për të gjithë qytetarët tanë,” theksoi Osmani.
Me moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”, ai rikujtoi se vizioni i tij është i orientuar drejt përparimit dhe mbështetjes së iniciativave që sjellin vlerë për komunën dhe vendin.

