Telenews

SHBA bllokon hyrjet në portet e Iranit, ushtria jep detaje për operacionin

Ushtria amerikane ka publikuar detaje mbi bllokadën detare ndaj Iranit, duke konfirmuar se operacioni do të nisë më 13 prill.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njofton se do të fillojë zbatimin e një bllokade “ndaj të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane”, duke filluar nga ora 10:00 sipas kohës lindore (15:00 GMT), “në përputhje me shpalljen e presidentit”.

Më herët, presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA do të vendosë bllokadë në Ngushticën e Hormuzit, pasi bisedimet mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë në Islamabad nuk prodhuan rezultate.

Sipas CENTCOM, “bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme ndaj anijeve të të gjitha vendeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, përfshirë të gjitha portet në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit”.

Megjithatë, theksohet se “forcat e CENTCOM nuk do të pengojnë lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit drejt dhe nga portet jo-iraniane”.

Ky vendim pritet të rrisë tensionet në rajon dhe të ndikojë në sigurinë e rrugëve kryesore të transportit të naftës në botë.

Të ngajshme

Nëna e Aleksandar Vuçiçit sulmohet fizikisht dhe verbalisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Rrezarta Ramaj

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj