Telenews

Besnik Osmani: Përfundoi renovimi i plotë i Shkollës Fillore “Laura Scotti” në Graboc

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se Shkolla Fillore “Laura Scotti” në Graboc ka përfunduar renovimin e plotë.

Ai ka bërë të ditur se tashmë shkolla ofron kushte moderne dhe hapësira më funksionale për nxënësit dhe mësimdhënësit, transmeton Telenews.al.

“Ky investim kapital siguron një ambient të ngrohtë dhe motivues për nxënësit, ndërsa nga viti i ardhshëm pritet të fillojë edhe mësimi gjithëditor. Shkolla është e pajisur edhe me kabinete moderne, të cilat do t’i shërbejnë procesit mësimor me standarde më të larta,” ka shkruar Osmani./Telenews.al./

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj