Telenews

Besnik Osmani prezanton planin për vendosjen e ashensorëve në lagjen “Apollonia”

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar sot planin ideor për vendosjen e ashensorëve në hyrjet e lagjes “Apollonia”, një projekt që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

 

Sipas planit të prezantuar, 12 hyrjet e lagjes do të rinovohen dhe do të pajisen me ashensorë modernë, duke i dhënë lagjes një pamje të re dhe më funksionale.

“Ky është plani ideor se si do të duken ashensorët në hyrjet e lagjes Apollonia. 12 hyrjet e lagjes do të kenë pamje tjetër – ky është zotimi im ndaj çdo familjeje!”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.

Projekti shihet si një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës banesore dhe ofrimit të kushteve më të përshtatshme për jetesë, veçanërisht për familjet dhe të moshuarit që jetojnë në këto ndërtesa.

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Osmani: Mbrojtjen e UÇK-së do ta bëjmë në çdo cep të botës: Historia e Kosovës nuk mund të përvetësohet

Rrezarta Ramaj

Ekzekutohen mbi 6.2 milionë euro subvencione për fermerët, publikohen listat e përfituesve

Rrezarta Ramaj