Telenews

Besnik Osmani prezanton programin qeverisës për Fushë Kosovën: Një kapitull i ri për qytetin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besnik Osmani ka publikuar programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Sipas tij, përmes këtij programi hapet një kapitull i ri në historinë e qytetit.

 

“Një kapitull ku qytetarët janë partnerë të barabartë në vendimmarrje, ku çdo projekt dhe çdo investim shërben për ta përmirësuar jetën tuaj dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Ne premtojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret, të mbështetur në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim absolut. Synimi ynë është një qytet modern, funksional dhe i drejtë, ku qytetari është gjithmonë në qendër të vendimeve dhe ku secili ndjehet i mbështetur dhe i fuqizuar për të kontribuar në të ardhmen e tij dhe të komunitetit tonë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social në Facebook.

Përveç kandidaturës së tij për kryetar, Osmani bëri të ditur se LDK garon edhe me 34 kandidatë për Asamblenë Komunale, të cilët do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal dhe do të punojnë për të realizuar vizionin e përbashkët për Fushë Kosovën.

“Bashkë, do ta shndërrojmë vizionin e përbashkët në realitetin tonë të përditshëm! Fushë Kosova PËRTEJ”, përfundoi ai.

Të ngajshme

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin –

KushtrimGuraj