Telenews

Besnik Osmani sjell shërbime të reja shëndetësore për qytetarët e Dardanisë

Mëngjesin e sotëm, kandidati për kryetar, Besnik Osmani, e nisi me një lajm të mirë për shëndetin e qytetarëve. Ai inauguroi laboratorin e ri në QMF të lagjes Dardania, duke iu mundësuar banorëve që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa qenë e nevojshme të shkojnë në QKMF.

Po sot, me shumë kënaqësi, Osmani bëri të ditur nisjen e përdorimit të rëntgenit të ri në QKMF, një investim i rëndësishëm që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore, duke minimizuar njëkohësisht dëmet nga rrezatimet.

Lajmi më i mirë sipas tij është se nga java e ardhshme do të fillojë edhe orari i parë i shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, duke garantuar që edhe ditën e shtunë qytetarët të kenë qasje në kujdes shëndetësor.

Kujdes më i madh dhe më afër qytetarëve tanë” – u shpreh Besnik Osmani, duke theksuar se investimet në shëndetësi janë ndër prioritetet kryesore të tij.

Të ngajshme

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Aksion antidrogë në Prizren – bastisen disa lokacione, kapet rreth 1.5 kg marihuanë, dy të arrestuar

KushtrimGuraj

Tragjedi familjare – gruaja e plagosur me armën e bashkëshortit polic ndërron jetë në spital

KushtrimGuraj