Telenews

Besnike Fazliu, kandidate për Asamblenë Komunale nga PDK: Zëri i mësimdhënësve në shërbim të qytetarëve

Me numër 29 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Prof. Besnike Fazliu garon për Asamblenë Komunale. Ajo vjen nga familja e dëshmorëve Fazliu, simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare, duke i dhënë listës së PDK-së një vlerë të veçantë morale dhe profesionale.

Fushë Kosovë – Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar kandidaten e saj për Asamblenë Komunale, Prof. Besnike Fazliu, e cila në këtë garë zgjedhore mban numrin 29.

Fazliu vjen nga familja e dëshmorëve Fazliu, një familje e njohur për sakrificën dhe kontributin në lirinë e vendit. Ky fakt e bën pjesëmarrjen e saj në listën e PDK-së edhe më domethënëse për qytetarët e Fushë Kosovës.

Me profesion mësimdhënëse dhe e diplomuar në Letërsi Shqipe, Fazliu sjell në politikë përvojën dhe përkushtimin e një edukatoreje, duke përfaqësuar dinjitetin e arsimtarëve në arenën politike.

Korrektësia dhe përkushtimi im janë garanci për qeverisjen që do të sjellim,” u shpreh Fazliu gjatë prezantimit të saj.

Ajo është pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Petrit Haxhiri (numri 191).

#petrithajdaripdk191
#besnikefazliu29

Të ngajshme

Dr. Ramë Gashani falënderon Endrit Thaçin për mbështetjen në fushatë

KushtrimGuraj

KQZ-ja publikon udhëzimet për votimin e diasporës përmes postës

KushtrimGuraj

VIDEO: Djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit i dalin në përkrahje Arian Tahirit për Kryetar të Mitrovicës

KushtrimGuraj