Telenews

Besnik Osmani: Përkrahja e qytetarëve në Fushë Kosovë po na jep besim për një qeverisje të përgjegjshme

Në një takim me banorët e Fushë Kosovës, kandidati për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, tha se përkrahja e madhe që po merr është motivim shtesë për të ndërtuar një qeverisje të përgjegjshme dhe me dinjitet.

Fushë Kosovë – Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim me qytetarët e Fushë Kosovës, ku u prezantuan zotimet dhe kandidatët që do ta përfaqësojnë komunitetin në institucionet vendore.

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se kjo është dëshmi e besimit që qytetarët kanë për vizionin e LDK-së.

“Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe,” deklaroi Osmani.

Ai shtoi se fushata e LDK-së do të jetë e përqendruar në transparencë, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve, duke bërë thirrje për përkrahje më 113 – numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Fushë Kosova PËRTEJ! 💙” ishte mesazhi përmbyllës i Osmanit për qytetarët e pranishëm.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj