Telenews

Betohen nëntë deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

Nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar të enjten e 17 nëntorit si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe, nëntë nga ata zëvendësohen nga deputetët e së njëjtës parti, ndërsa i 10-ti zëvendësohet nga një tjetër deputet serb, mirëpo nuk i takon partisë Lista Serbe.

Deputetët e rinj janë betuar gjatë seancës së 17 nëntorit në kuvendin e Kosovës.

Të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriutNenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

Të ngajshme

Kryeziu: Nëse vazhdon kështu moskonstituimi i Kuvendit, mund të ndërhyjnë… (VIDEO)

Donat Hashani

Lëvizja Vetëvendosje sot mban mbledhje të rëndësishme

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani